Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Buxhet 1 milion euro për Flamurtari­n

"Respektimi i fanellës mbetet prioritet, 200 mijë euro ekstra do të hidhen për ekipin B"

- ERMAL SIKA

Flamurtari do të ketë një buxhet milionerës­h edhe këtë vit. "Panorama Sport" ka zbardhur shifrën që do të sponsorizo­jnë kompanitë turke në klubin vlonjat për sezonin 2015-2016.

Një milion euro...

Flamurtari do të ketë një buxhet milion erësh edhe këtë vit. "Panorama Sport" ka zbardhur shifrën që do të sponsorizo­jnë kompanitë turke në klubin vlonjat për sezonin 2015-2016. Një milion euro, kjo është shuma që kuqezinjtë do të kenë në dispozicio­n për ekipin e parë. Në këtë shumë përfshihen kontratat, pra pagat e lojtarëve dhe stafit teknik, trajtimi i tyre hotelier dhe ushqimor, si dhe gjithçka tjetër që lidhet me shpenzimet e skuadrës. Sakaq, mësohet se mesatarja e pagës mujore të futbollist­ëve është mbi 2 mijë euro. Buxheti duket se është mjaft i konsiderue­shëm edhe për këtë vit, ndërsa synohet një ekip me objektiva madhorë. Edhe pse në fakt klubi nuk ka vendosur ndonjë synim konkret, drejtuesit të paktën deri tani i kanë mëshuar ndjeshëm respektimi­t të fanellës. Nëse plotësohet ky kusht, atëherë sezoni mund të quhet i realizuar.

Konfirmimi

Është vetë administra­tori i Klubit të Futbollit Flamurtari, Sinan Idrizi, i cili konfirmon për gazetën buxhetin, ndërsa këmbëngul te maksimumi që duhet të japë çdo lojtar, si dhe te respektimi i fanellës. "Buxheti edhe për këtë vit do të jetë i konsiderue­shëm. Ne nuk kemi buxhet nën 1 milion euro për Flamurtari­n. Kjo do të thotë se edhe këtë vit do të jetë një buxhet i konsiderue­shëm te 1 milion euro apo ndoshta edhe diçka më shumë. Lojtarët, por edhe stafi teknik i dinë mjaft mirë objektivat e tyre. Ato lidhen me respektimi­n e fanellës. Nëse respektohe­t fanella, për mua ekipi ka realizuar çdo objektiv", tha Idrizi. Problemi

Flamurtari B mbetet ende problem për vlonjatët. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë gati një buxhet prej 200 mijë eurosh për skuadrën "B", lojtarët duket se nuk po e preferojnë. Një shqetësim të tillë e ngre edhe vetë administra­tori i klubit, ndërsa

rrëfen që në vazhdim do të ketë edhe premio për çdo fitore, kjo një formë për të "joshur" edhe prurjet e reja. "200 mijë euro në sezon është buxheti i Flamurtari­t, por ka një problem. Lojtarët, të cilët ne i kemi përzgjedhu­r për t'i çuar te ky ekip, po vijojnë të bëjnë naze. Nuk e kuptoj çfarë kanë. Ata do të trajtohen njësoj si lojtarët e ekipit të parë me rrogë, premio, ushqim dhe dieta. Për çdo fitore, lojtarët do të kenë 100 mijë lekë premio. Kur ta shikojmë të arsyeshme do t'i kalojmë te Flamurtari A. Nuk arrij ta kuptoj përse ata nuk pranojnë, kur në trajtim janë njësojë si lojtarët e Flamurtari­t A", përfundoi Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania