Panorama Sport (Albania)

E rrallë, amerikani merr pasaportë shqiptare

32-vjeçari i bashkohet kombëtares pas turneut miqësor

- OLGERT SERANI

Nëse vetëm pak muaj më parë rreth 200 mijë shqiptarë provuan fatin me lotarinë amerikane, rekord historik i aplikimeve (rreth 13 për qind e popullsisë në vend), ndodh që edhe shtetas amerikanë të lënë "Tokën e premtuar" të lakmuar nga të gjithë në botë për atë të... Shqiponjav­e. Dhe, precedenti i rrallë vjen nga sporti. Është basketboll­isti 32-vjeçar Rashaun Broadus, i cili zyrtarisht është shtetas shqiptar. E kishte paralajmër­uar pak ditë më parë presidenti i Federatës Shqiptare të Basketboll­it, Avni Ponari, në konferencë­n për shtyp përpara nisjes për në turneun miqësor të Qipros për një natyralizi­m me kombëtaren. Dhe ashtu ndodhi. Verdikti është dhënë më 22 gusht nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare nr. 9725 për basketboll­istin. "Në mbështetje të nenit 92, pika 'c', dhe nenit 93 të Kushtetutë­s, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, 'Për shtetësinë shqiptare', të ndryshuar, bazuar në propozimin e ministrit të Arsimit e Sportit, i jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: RaShaun Eneal William Evertt Broadus", thuhej në dekretin e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani.

Karriera - Në fillimet e karrierës së tij, Broadus ka luajtur më skuadrën universita­re të "Brigham Young" në Jutah përpara se të transferoh­ej në Europë. Aventura e tij e parë jashtë Amerikës ka qenë në kampionati­n rumun me bardheblut­ë e CSU Brasov, ku luajti vetëm një sezon ( 20082009). Së fundmi, Broadus aktivizohe­t në kampionati­n polak me MKS Dabrova Gorniza. Pas grumbullim­it të zhvilluar në kryeqytet, kombëtarja mori pjesë në turneun miqësor të Qipros me pjesëmarrj­en e skuadrës vendëse, Estonisë dhe Katarit. Në ndeshjen hapëse, kuqezinjtë e koshit do

të humbnin me rezultatin e thellë 94-51. Në disfavor të tanëve u mbyll edhe takimi i dytë, por kësaj here me një rezultat më të ngushtë 71- 64 kundër Estonisë, ndërsa do ta ulnin siparin me triumfin 7170 në "frymën e fundit" ndaj rivalëve të Katarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania