Panorama Sport (Albania)

Jemini kryesor, zbardhen gjyqtarët që do të drejtojnë

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri futbollist­ik në vendin tonë. Bilbili kryesor do të jetë Lorenc Jemini, një nga gjyqtarët që ka stemën e FIFA-s dhe më pak të kontestuar­it në sezonin e shkuar. Jemini shpeshherë ka qenë edhe zgjidhja e FSHF-së, në momentet kur mes klubeve ka pasur mosmarrëve­shje për ndeshje të veçanta, ku me eksperienc­ën e tij ka bindur klubet të bien në konsensus. Ndihmësit e tij, pra gjyqtarë anësorë, do të jenë Denis Rexha dhe Ilir Tartari, ndërkohë që federata ka vendosur edhe dy arbitra pas portës. Andi Koçi dhe Emirjon Sino, që gjithashtu gjykojnë në Kategorinë Superiore, do të vendosen mbrapa katërkëndë­shve. Arbitër i katërt është Rejdi Avdo. Klubet mësohet të mos kenë shfaqur asnjë kundërshti në lidhje me arbitrat e vendosur nga FSHF-ja, kjo edhe për shkak të emrave që janë vënë në drejtim. Por, një tjetër arsye është se Superkupa shihet si një nga trofetë që teston forcën e skuadrave para nisjes së kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania