Panorama Sport (Albania)

Biletat me çmime normale, por mungon interesimi

-

Superkupa e Shqipërisë organizohe­t nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kjo e fundit ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim, duke ftuar tifozët e interesuar që të pajisen me to. Duhet thënë se çmimet e biletave kanë qenë normale, pasi një e tillë në tribunën qendrore të stadiumit "Selman Stërmasi" kushton 6 mijë lekë të vjetër, ndërsa tribunat e tjera, 3 mijë lekë të vjetër. Tifozët e Skënderbeu­t do të vendosen në tribunat A1, A2, H1 dhe H2, ndërsa ata të Kukësit në B1, B2, E dhe F. Por, pavarësish­t çmimeve të arsyeshme, interesimi i tifozëve të dy skuadrave deri mbrëmjen e djeshme nuk ka qenë shumë i madh dhe nuk dihet nëse do të shtohet në vijim. Fakti që luhet në kryeqytet, ka ndikuar disi në udhëtimin nga qytetet e tyre të një pjese të madhe të mbështetës­ve dhe në shkallët e stadiumit pritet të jenë vetëm ata tifozë, të dy ekipeve që banojnë në kryeqytet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania