Panorama Sport (Albania)

LHIaDlElaR­çiË vTlerëson Pejiçin, Shameti ‘thumbon’ Malotën

-

Rrahman Hallaçi flet sërish si kapiten i Kukësit. Pas një sezoni ku shiritin e mbajti Renato Malota, mbrojtësi veteran rikthehet të jetë kapiteni i verilindor­ëve. Ai thotë se Kukësi i ka të gjitha mundësitë për të fituar Superkupën dhe diferencën do ta bëjë sulmuesi Pejiç. "Jam shumë i lumtur që do të jem sërish kapiten i Kukësit. Është një vlerësim i madh që më bëhet mua. Këtë herë kemi forcë më shumë se herët e tjera, sepse në skuadër është rikthyer edhe Pejiç, i cili e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar. Kam besim se do të triumfojmë", tha mbrojtësi i Kukësit. Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe zëvendëska­piteni Ylli Shameti. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe ish-shokun e repartit, Renato Malota. "Kam kaluar mjaft mirë me Malotën, por ai nuk është më këtu. Në ekip ka edhe lojtarë të tjerë, të cilët mund ta bëjnë shumë mirë punën e tij. Jemi shumë të përqendrua­r te finalja dhe duhet patjetër të fitojmë. E dimë që ndeshja nuk është e lehtë, por jemi përgatitur maksimalis­ht gjatë kësaj kohe", tha Ylli Shameti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania