Panorama Sport (Albania)

Gjici mbledhje me ekipin, lojtarët i premtojnë fitoren

Presidenti u komunikon lojtarëve sot premion

-

Gjatë ditëve të fundit, numri një i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, u ka qëndruar afër lojtarëve duke i motivuar për finalen e Superkupës, por edhe për sezonin e ri që do të nisë në 7 shtator, ku verilindor­ët do jenë në garë për titullin kampion. Një gjë të tillë Gjici e ka bërë edhe dje ku mësohet të ketë pasur një mbledhje të shkurtër me futbollist­ët dhe stafin teknik, ku i ka kërkuar të japin maksimumin e tyre për të fituar dhe nisur mbarë sezonin e ri futbollist­ik. Megjithatë mësohet se presidenti nuk ka vendosur me çdo kusht fitimin e trofeut, por ka qenë bindja e lojtarëve se do të dalin triumfator­ë nga fusha. Madje ata i kanë premtuar Gjicit se do të marrin trofeun me vete në shtëpi, për t'ia dedikuar pikërisht atij.

Premio - Ndryshe nga finalet e tjera, Gjici këtë herë ka vendosur të mos flasë një ditë përpara sa i takon shpërblimi­t që skuadra e tij mund të përfitojë në rast se arrin të fitojë ndaj Skënderbeu­t. Mësohet se një gjë të tillë Gjici do ta bëjë gjatë ditës së sotme edhe pse në arkat e klubit

nuk hyn asnjë përfitim financiar nga ana e FSHF-së, në rast fitoreje. Megjithatë duhet thënë se Gjici ka qenë mjaft dorëlëshua­r në këtë drejtim dhe pas çdo suksesi, ndeshjeje të rëndësishm­e në kampionat, fitimin e Kupës së Shqipërisë apo edhe kalimin

e tureve në Europë, ka dhënë premio të majme për lojtarët e tij. Gjithashtu Gjici asnjëherë nuk është kursyer në merkato duke shpenzuar në shumë raste financiari­sht për të afruar në skuadër lojtarë mjaft cilësorë. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania