Panorama Sport (Albania)

“Skënderbeu si Juventusi, Partizani si Napoli”

Trajneri i korçarëve ka thumbuar skuadrën 15 herë kampione të vendit

-

Pas largimit nga Partizani, Andrea Agostineli u rikthye në Kategorinë Superiore për të marrë drejtimin e Skënderbeu­t, ekipit që e kishte rival në gjashtë muajt e drejtimit të të kuqve. Por, mënyra se si iku nga të kuqtë, duket se nuk i ka pëlqyer shumë trajnerit italian, i cili, në një deklaratë për "Supersport", ka folur në lidhje me ndryshimet që kanë dy skuadrat. "Skënderbeu është një skuadër e fortë, që ka stabilitet në lojë dhe arrin të fitojë tituj kampion. Pra është një skuadër e balancuar dhe mund ta krahasoja me Juventusin në Itali. Ndërsa Partizani është si Napoli. Një skuadër që vrapon shumë, luan fort dhe shkon shumë afër suksesit, por nuk e arrin atë", ishin fjalët e Agostineli­t, por natyrisht që krahasimet nuk kanë qenë shumë të goditura nga ana e trajnerit, pasi Skënderbeu ka vetëm shtatë tituj kampionë dhe gjashtë prej tyre të fituar vitet e fundit, ndërsa Partizani ka plot 15 tituj të tillë dhe është një nga ekipet që gëzon mbështetje të madhe nga tifozët në të gjithë vendin. Ende nuk dihet se si do të pritet një deklaratë e tillë e trajnerit korçar, por e sigurt është se sezonin e ardhshëm nuk do të kemi një garë të fortë vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania