Panorama Sport (Albania)

Tirana, ekipi që ka fituar më shumë Superkupën

-

Superkupa e Shqipërisë është trofeu i tretë më i rëndësishë­m në futbollin shqiptar, pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë dhe luhet më shumë për prestigj. Në historinë disavjeçar­e të zhvillimit të këtij kompeticio­ni në vendin tonë, Tirana mban rekordin me plot 10 Superkupa të fituara. Ndërsa mes finalistëv­e të këtij sezoni, Skënderbeu ka arritur ta fitojë këtë trofe dy vite rresht. Në 2013-ën, korçarët kanë arritur të fitojnë finalen ndaj Laçit pas gjuajtjeve nga pika e bardhë, ndërsa një sezon më vonë mposhtin Flamurtari­n me rezultat minimal 1-0. Sa i takon Kukësit, nuk ka triumfuar në këtë kompeticio­n asnjëherë. Verilindor­ët trofeun e parë e fituan në fundin e sezonit të shkuar, pasi mundën Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania