Panorama Sport (Albania)

"Partizani, ekip pa bosht dhe pa mentalitet kampioni"

-

"Dështim apo realitet? Me dëshirë do të pranoja të parën, dështimin, por logjika më drejton nga e dyta, realiteti. Paraqitja e Partizanit në Europë mendoj se duhet analizuar me qetësi duke qenë objektivë. Nëse luan dobët, kjo është njëra anë e medaljes, por nëse kaq është mundësia, atëherë është ana tjetër. Unë mendoj se janë të dyja, madje më shumë. Që në strukturim, Partizani ishte i destinuar të paraqitej kështu. Pa ambientet e tij, pa një filozofi nuk mund të ketë lojë të tij. Dhe, pa dyshim as rezultate pozitive. Si hyri Partizani në këtë kompeticio­n? Si u përgatit? Cilat ishin objektivat? Mendoj se ekipi ka hyrë i papërgatit­ur në të gjitha aspektet. Me një zvarritje për të zgjedhur trajnerin, me një merkato joefikase për kompeticio­ne të tilla, i pakompletu­ar në të gjitha repartet. Dhe, pa një formacion të konsolidua­r, madje duke bërë eksperimen­te. Pa një qendërmbro­jtës lider, pa një "play maker", që të bëjë diferencën, pa një sulmues, që të shënojë dhe ta mbajë ekipin lart. Pra, ky Partizan është pa bosht! Partizani ka lojtarë mesatarë që dhe në kampionati­n tonë do të kenë vështirësi. Trajneri i paqartë në idetë e tij dhe pa një modul për drejtimin e lojës. Stoli, po ashtu, copë-copë. Po bëre një ndërrim, çdo gjë merr fund. Partizanit i mungon, mbi të gjitha, shpirti dhe mentalitet­i i kampionit, i fituesit", shprehej ndër të tjera Ocelli në komentin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania