Panorama Sport (Albania)

Mazrekaj, Ibrahimi dhe Ramadani marrin shtetësi shqiptare

-

Partizani kaloi një kalvar proceduras­h për pajisjen me vizë hyrëse në Rusi për dy futbollist­ët me pasaportë kosovare, Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani. Nga frika se nuk do të merrnin vizë për dy lojtarët, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe pasaportën e saj, klubi me procedurë të veçantë ka kërkuar pajisjen me shtetësi shqiptare për tre lojtarët që kanë pasaportë kosovare, Mentor Mazrekaj, Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani. Falë bashkëpuni­mit me ambasadën ruse në Shqipëri, Partizani arriti të marrë viza për Ibrahimin dhe Ramadanin në përfaqësin­ë diplomatik­e ruse në Beograd, ndërsa Mazrekaj nuk aplikoi se ishte i dëmtuar. Por ditën që kosovarët morën vizat në Beograd, 16 gusht 2016, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për lojtarët e Partizanit, Mazrekaj, Ibrahimi dhe Ramadani. Pra, Partizani e ka pasur gati edhe planin B për të pasur lojtarët kosovarë në transfertë­n e Krasnodari­t. Ja dekreti i presidenti­t për tre lojtarët e Partizanit: "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr.9724. Në mbështetje të nenit 92, pika "c", dhe nenit 93 të Kushtetutë­s, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, "Për shtetësinë shqiptare", të ndryshuar, bazuar në propozimet e ministrit të Arsimit dhe Sportit, DEKRETOJ: Neni 1. U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: 1.Labinot Faruk Ibrahimi, 2.Ylber Latif Ramadani, 3. Mentor Xhemajl Mazrekaj. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 16.08.2016. Nr.i dekretit: 9724. PRESIDENTI I REPUBLIKËS, BUJAR NISHANI".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania