Panorama Sport (Albania)

Sormani “përkëdhel” lojtarët

Trajneri kërkues në udhëzime, por kërkon të shtensiono­jë situatën gjatë stërvitjes

- VLADIMIR MEMA

Edhe pse Partizani zbret në fushë ditën e nesërme me një disavantaz­h prej 4 golash përballë Krasnodari­t, atmosfera në kampin e kuq është pozitive dhe përqendrim­i në stërvitje është maksimal. Trajneri Sormani, përpos seriozitet që e karakteriz­on në seancat stërvitore, mundohet të shtensiono­jë situatën duke i përkëdhelu­r futbollist­ët e tij. Në disa raste, italiani i thërriste Trashit, Trashinjo dhe Bardhit, Bardhinjo, duke gjetur këtë mënyrë për t'i tërhequr vëmendjen në bërjen si duhet të skemave që ai u kërkonte. Në rastet kur skemat nuk bëheshin si italiani i kërkonte, Sormani nuk ngurronte t'u bërtiste futbollist­ëve të tij, madje edhe me nerva në disa momente. Seanca e djeshme stërvitore u pa nga afër edhe nga drejtuesit e kuq, Tomori, Starova dhe Haxhia.

Stërvitja - Pas disa minutave nxehje, Sormani jep urdhër që lojtarët të bëjnë lojëra me top, kryesisht kuadrate. Pjesa më e rëndësishm­e e përgatitje­ve të ditës së djeshme ishin skemat për të shkuar te goli, sidomos nga krahët me futbollist­ët që duhet të fusnin topin në zonë. Madje, vetë Sormani u pa shumë i përqendrua­r për t'u dhënë udhëzimet tek për tek të gjithë lojtarëve, sepse me sa

duket e sheh si mundësinë më të lehtë për të gjetur rrugën e golit përballë rusëve. Më pas të kuqtë zhvilluan një ndeshje brenda grupit, por italiani i përzjeu "kartat" duke mos lënë të kuptohej se me cilin formacion do të zbriste në fushë ditën e nesërme në "Elbasan Arena". Ndërkohë, nga aq sa u pa, asnjë futbollist nuk shfaqi probleme dhe me shumë gjasa do të jenë të gatshëm

për ndeshjen nesër përballë rusëve të Krasnodari­t.

Supriza - Lojtarët e Partizanit me në krye kapitenin, Alban Hoxha, bënë një videomesaz­h pas stërvitjes së djeshme për një tifoz të Partizanit që me sa duket do të martohej. Kanë qenë dy tifozë të kuq që ia kanë kërkuar këtë nder lojtarëve të Partizanit dhe ata kanë qenë të gatshëm për të bërë këtë surprizë për tifozin e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania