Panorama Sport (Albania)

Elvis Kabashi, pas Shqipërisë, tani refuzon edhe Partizanin

Dështojnë bisedimet me mesfushori­n durrsak të Juventusit

-

Partizani është "i dashuruar" pas juventinëv­e, pasi përforcime­t e fundit të merkatos verore janë lojtarë që janë pjesë ose kanë të shkuar me fanellën bardhezi. I fundit që ka dalë në skenë nga emrat e lakuar deri tani është edhe mesfushori durrsak Elvis Kabashi, kartonin e të cilit e zotëron Juventus, por që e huazon në klube të ndryshme. Burime pranë klubit kryeqyteta­s bëjnë me dije se në ditët e fundit Partizani ka biseduar me 22-vjeçarin shqiptar, por përfundimi ka qenë jo frytdhënës, pasi durrsaku ka refuzuar të vishet i kuq. Kabashi preferon më mirë që të luajë në ligat e ulëta në Itali, se të bëhet pjesë e futbollit shqiptar. Mesfushori shpreson që bardhezinj­të ta huazojnë edhe këtë sezon te skuadra e Lega Pro, Pontedera, ku ka gjetur mundësi aktivizimi. Nuk është hera e parë që Kabashi refuzon klubet shqiptare, pasi më herët nuk pranoi të bëhej pjesë e Kombëtares U-21. Asokohe, mesfushori e cilësoi veten një talent të madh dhe pasi luajti me kombëtaren e Shqipërisë U-19, i kërkoi FSHF-së që të mos e grumbullon­in me U-21, pasi e ndiente veten italian dhe priste ftesën e Italisë. Që nga ai moment, karriera e Kabashit nuk ka ecur ashtu siç e priste. Huazimi te Peskara në Seria B ishte një dështim, ashtu si edhe ai te Den Bosh në Holandë. Elvis Kabashi është formuar në akademinë e Empolit përkrah Elseid Hysajt dhe në vitin 2012 bëri lëvizjen e karrierës, duke iu bashkuar Juventusit. Duke ditur që lojtari është pa ekip dhe mbetet në pritje të huazimit të radhës nga bardhezinj­të e Torinës, drejtuesit e kuq hynë në bisedime me Kabashin që ta huazonin këtë sezon. Kalimi i tij te Partizani duket mision i pamundur, pasi durrsaku vijon me refuzimin e kthimit në shtetin amë. Sipas mediave italiane, futbollist­i 22- vjeçar pret një tjetër ftesë nga Pontedera, ku do të kalojë përsëri si huazim nga Juventusi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania