Panorama Sport (Albania)

Rikthehet pista “Abraham” për sulmin

Sulmuesi nigerian shkoi në Dubai për një ofertë më të mirë, por ka ndryshuar mendje

-

Skuadra e Korabit tashmë duket se e ka marrë formën e saj të vërtetë. Pasi kanë "blinduar" mesfushën me Nderim Nexhipin, drejtuesit e Korabit janë hedhur në sulm për gjetjen e një "bomberi". Përpjekjet e vazhdueshm­e për të rikthyer Sindrit Gurin duket se kanë dështuar. Kukësi nuk ka në plan që ta lërë të lirë lojtarin nga Shkodra, duke bërë që tashmë dibranët të shohin të tjera al- ternativa për ofensivën. Kështu që sytë janë drejtuar te disa futbollist­ë, nga të cilët më të preferuari­t janë të huajt. Disa ditë më parë, stërvitjev­e në Peshkopi ju bashkua edhe një afrikan, më konkretish­t Abraham Adelaja, i cili asokohe u cilësua edhe si "Abrahami i ri". Akordi mes tij dhe klubit nuk u arrit, ndaj nigeriani kërkoi një ofertë më të mirë dhe iku për në Dubai. Megjithatë, duket se situatat kanë ndryshuar dhe nigeriani ka kërkuar përsëri që t'i bashkohet Korabit. Sulmuesi, i cili u stërvit disa ditë te Korabi dhe bindi me cilësitë e tij, pati një ofertë nga jashtë, ndaj u largua dhe u përfol se do të firmoste në Dubai, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç u programuan nga ana e menaxherëv­e të tij dhe kështu gjiganti nigerian ndryshoi mendje. Tashmë pritet t'u bashkohet sërish dibranëve dhe të jetë pika e referimit në sulmin e Korabit në Superiore. Abraham u pëlqye shumë nga drejtuesit dibranë në miqësoren e zhvilluar ndaj Skënderbeu­t dhe me të mbërritur ky sulmues në Shqipëri, pritet që t'i ofrojnë kontratën sezonale. Në skenë ka dalë edhe emri i ish-sulmuesit të Skënderbeu­t, Arbër Abilaliaj, megjithatë mbetet për t'u parë se si do të vijojnë negociatat me vlonjatin. Korabi e ka nisur me shumë vrull këtë sezon në elitë. Qëllimi i skuadrës së drejtuar nga Artan Mërgjyshi është qëndrimi në kategorinë e më të mirëve dhe, për këtë motiv, drejtuesit nuk janë kursyer në merkato. Emra të shumtë me eksperienc­ë në Superiore janë bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Peshkopisë, megjithatë me afrimet ende nuk mund të quhet e mbyllur. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania