Panorama Sport (Albania)

Teuta synon ish-lojtarin e Komos për sulmin

Lamçja shmang premtimet, por synon Europën

-

Një italian në planet e Teutës për sulmin. Bëhet fjalë për Edoardo Defendin, i cili rishtas është pjesë e Arezos në Lega Pro, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Komon. Lajmin në fjalë në fakt e ka zbuluar fillimisht portali i specializu­ar për transferim­et e lojtarëve "tuttomerca­toweb". E vetmja gjë që pritet tashmë është përgjigjja e sulmuesit 24-vjeçar. Lamçja - Mesfushori me tipare sulmuese, Eri Lamçja, beson tek Europa edhe për sezonin e ri. Ai thekson se Teuta nuk është një skuadër që bën premtime të mëdha, por në fund realizon synimet e vendosura. Ajo që ndodhi edicionin e fundit do tentohet që të përsëritet. Gjatë një deklarate të dhënë për "Panorama Sport", elbasanasi flet për gjendjen e ekipit, ndërsa e konsideron si fat të madh që deri më tani grupi është mirë fizikisht dhe nuk ka të dëmtuar. "Jemi rikthyer në Durrës, ndërsa dje kemi zhvilluar stërvitjen e parë pas fazës përgatitor­e. Për fat, jemi mirë fizikisht dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit. Nuk kemi pasur as probleme me dëmtimet dhe ky fakt na favorizon ndjeshëm për të vijuar punën me të njëjtin ritëm. Kemi një grup kompakt dhe lojtarët kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Starti i kampionati po afron, por unë

di të them që jemi të fokusuar vetëm te stërvitja momentalis­ht. Vetëm kur të vijë java e ndeshjes së parë, atëherë do të flasim për Tiranën, meqenëse është kundërshta­ri ynë i parë. Tani duhet që të stërvitemi të gjithë shumë që të jemi në superformë në startin e sezonit të ri. Sezon të cilin do të mundohemi ta interpreto­jmë dhe ta zhvillojmë

më mirë se edicioni i fundit. Qëllimi primar mbetet Europa dhe do të bëjmë çmos për t'ia dalë. Nuk jemi skuadër që bëjmë premtime, pasi detyra jonë është që të flasim në fushë dhe t'i realizojmë synimet që na vendos klubi. Këtë e treguam edhe vjet, ndonëse pa zhurmë në fund premë një ' biletë' europiane", u shpreh Lamçja. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania