Panorama Sport (Albania)

Reagon Sina: Kam dhënë dorëheqjen

-

Elvis Sina konfirmon largimin nga posti i Drejtorit të Akademisë, por jo nga Tirana. Ai, në një reagim që ka dhënë për "Panorama Sport", ka sqaruar se prej pak ditësh ka dhënë dorëheqjen, megjithatë thotë që në vazhdim do të marrë një tjetër detyrë. "Kam dhënë dorëheqjen nga posti që mbaja te Tirana si Drejtor i Akademisë përpara disa ditësh. Kisha disa arsye personale dhe gjeta akordin me drejtuesit për diçka të tillë. Në të ardhmen do të mbetem pjesë e klubit, por do të duhet që të saktësojmë pozicionin. Për momentin, ndodhem jashtë Shqipërisë dhe menjëherë sapo të kthehem do të bisedoj me presidenti­n për të vendosur gjithçka për të ardhmen", u shpreh Elvis Sina, i cili prej afro një viti ishte në krye të akademisë së 24 herë kampionëve të vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania