Panorama Sport (Albania)

Sot, test me Mamurrasin

-

Tirana ka vijuar edhe dje përgatitje­t. Ngarkesat kanë vijuar të larta, ndërsa janë kryer dy seanca. Gjatë pasdites, grupi është kompletuar, pasi i është bashkuar edhe Gilman Lika. Ky i fundit, pas terapisë, ka nisur vrapimet. Sakaq, sot bardheblut­ë do të testojnë veten përballë një tjetër kundërshta­ri. Miqësorja e radhës është me Mamurrasin dhe do të startojë në 16:45, në "Skënder Halili", duke qenë se në stadium do të luhet finalja e Superkupës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania