Panorama Sport (Albania)

Dy vëllezër, në garë për një vend titullari te Tomori

Portierët Mikel dhe Ariol Kaloshi: Jemi rivalë

-

Katërkëndë­shi i skuadrës së Tomorit për sezonin e ardhshëm futbollist­ik do të mbrohet nga vëllezërit Kaloshi. Pas rikthimit në janar të Mikel Kaloshit, drejtuesit beratas kanë afruar në skuadër edhe 16-vjeçarin Ariol, i cili ka qenë pjesë e ekipeve të moshave te Lushnja. "Jam shumë krenar për këtë arritje të vëllait tim, pasi Arioli është vetëm 16 vjeç dhe ka hedhur një hap shumë të rëndësishë­m në karrierën e tij, çka personalis­ht më gëzon jashtë mase dhe më bën që të besoj se përpara do të ketë një të ardhme të mirë. Sezonin e

shkuar paraqitjet e tij kanë qenë tepër pozitive, ku ndër të tjera ka dalë edhe kampion me ekipin e të rinjve të Lushnjës. Natyrisht që do të ketë edhe rivalitet, edhe pse ai ka një moshë të vogël. Jemi vëllezër jashtë ambientit sportiv, por brenda fushës

nuk jemi më të tillë", ka thënë numri një i portës beratase për "Panorama Sport". Ndërkohë, Arioli duket mjaft i lumtur për akordin me skuadrën beratase. "Kam nisur një eksperienc­ë të re me ekipin e Tomorit, pasi për mua është një hap shumë i rëndësishë­m në karrierën time futbollist­ike, për vetë faktin sepse jam vetëm 16 vjeç. Për momentin, ndihem shumë mirë, pasi edhe me grupin jam përshtatur shpejt. Jam me fat që do të jem në një skuadër me vëllanë tim. Ai është 23 vjeç dhe ka eksperienc­ë shumë të mirë në kampionati­n shqiptar. Do të mësoj shumë gjëra nga ai dhe do të ndjek gjurmët e tij. Do të mundohem të jap maksimumin tim në çdo seancë stërvitore që rivaliteti në repartin e portës të mos mungojë, pse jo t'i marr edhe vendin e titullarit", ka thënë Ariol Kaloshi. Eris Sylyku

 ??  ?? Mikel Kaloshi
Mikel Kaloshi
 ??  ?? Ariol Kaloshi
Ariol Kaloshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania