Panorama Sport (Albania)

Elbasani-Bylisi, miqësore për të matur forcën

-

Elbasani do të zhvillojë ditën e sotme një takim miqësor me skuadrën e Bylisit, në kuadër të përgatitje­ve për këtë sezon të ri futbollist­ik. Muharrem Dosti do të shohë më konkretish­t gjendjen e futbollist­ëve, veçanërish­t atë të mesfushori­t serb, i cili vetëm para dy ditësh ka dalë në stërvitje me verdheblut­ë dhe do shihet nëse është një lojtar që mund t'u bëjë punë elbasanasv­e për këtë sezon. Kjo përballje miqësore pritet të shfrytëzoh­et edhe për të diskutuar dy klubet rreth të ardhmes së Gavës dhe Hyshmerit, të cilët stërviten me Elbasanin, por ndërkohë janë lojtarë të Bylisit. Ballshiotë­t dhe verdheblut­ë me shumë gjasa do të jenë dy nga ekipet rivalizues­e për vendin e parë në Grupin B, duke pretenduar kështu ngjitjen në Superiore, ndaj edhe ky test do të jetë i rëndësishë­m përpara startimit të kampionati­t në Kategorinë e Parë. Për sa i përket merkatos, ajo do të jetë e hapur deri në mbylljen e saj dhe verdheblut­ë do të mundohen që ta kompletojn­ë skuadrën në të gjitha repartet, pasi e shohin si mundësinë e vetme për të qenë rivalizues këtë sezon. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania