Panorama Sport (Albania)

Ndryshon miqësorja, luhet në Peqin

-

Lushnjarët vijojnë përgatitje­t në kushtet e shtëpisë duke i zhvilluar seancat stërvitore në ambientet e stadiumit "Roza Haxhiu". Drejtuesit e Bashkisë dhe të klubit që është në varësi të njësisë vendore janë shprehur se këtë edicion do të pretendohe­t Kategoria Superiore. Mbetet për t'u parë nëse skuadra do të vijojë përgatitje­t në kushte grumbullim­i. Ndërkaq, miqësorja e sotme me Shkumbinin ka ndërruar fushë. Deri më tani Lushnja ka bërë lëvizje në merkato duke rikthyer Cankën dhe Branicën, si dhe ka marrë nga Shkumbini Endri Maganin. Miqësorja e sotme në Peqin do të jetë e treta për verdhejesh­ilët gjatë përgatitje­ve për sezonin e ri. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania