Panorama Sport (Albania)

Financat, Sinan Bardhi largohet nga Turbina

-

Sinan Bardhi largohet nga ekipi i Turbinës. Aventura e teknikut kryeqyteta­s me cërrikasit ka zgjatur vetëm pak javë. Burime zyrtare pranë klubit bëjnë me dije se trajneri Bardhi nuk ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit sa i përket kontratës së tij sezonale. Drejtori sportiv i ekipit, Engjëll Belshi, deklaroi se, në kushte të tilla, skuadra do të drejtohet prej tij dhe zv. trajnerit Bibo. "Fatkeqësis­ht trajneri Bardhi nuk do të jetë më në krye të pankinës. Trajneri dhe financuesi­t e klubit nuk kanë mundur dot të gjejnë dakordësin­ë sa u përket kushteve të kontratës", tha Belshi. Mësohet se presidenti Gjoka është vënë menjëherë në lëvizje për teknikun e ardhshëm, por ende nuk ka emra zyrtarë. Florenc Manari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania