Panorama Sport (Albania)

Luiza Gega: Rio, fundi i një supersezon­i

-

Ndërsa premiera e saj olimpike në "Rio 2016" nuk rezultoi pozitive pas dëmtimit në këmbë, atletja Luiza Gega e ka hedhur pas shpine me fokus të ardhmen. Në një postim në "Instagram", në ceremoninë e mbylljes së Lojërave, flamurmbaj­tësja kuqezi u shpreh: "U erdhi edhe fundi Lojërave Olimpike 'Rio 2016'. Edhe pse do të doja të mos isha e dëmtuar ku do kisha dhënë më të mirën time, përsëri jam kënaqur shumë. Ka qenë një eksperienc­ë vërtet e bukur. Gjithashtu ishte edhe fundi i këtij sezoni ku ndihem vërtet e mbushur me atë që arrita këtë vit: 5 rekorde kombëtare, rekord i kampionati­t ballkanik i sallave të mbyllura në 1500 m si dhe kampione Ballkani, normë olimpike në dy disiplina, nënkampion­e Europe. Por jam edhe shumë optimiste për çfarë më pret në të ardhmen", ishte postimi përmbyllës nga këto Lojëra, ndërsa nuk harroi pa falënderua­r trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe sponsorët që e kanë mbështetur përgjatë kësaj kohe. Delegacion­i shqiptar mbërrin sot, në 11:00, në aeroportin "Nënë Tereza".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania