Panorama Sport (Albania)

De Biazi refuzoi ofertën “speciale”

"Kam kontaktuar, por ky nuk është klubi që më intereson"

- OLSI TUJANI

Me arritjen e kual ifikimit të Sh qipërisë në Europian, trajneri mori një sërë ofertash për të ndryshuar destinacio­n. Jo vetëm kaq, por De Biazi u vetëkandid­ua edhe në disa ekipe si Italia, Anglia apo edhe Rumania. Së fundmi, trajneri i kuqezinjve ka refuzuar një ofertë "speciale". "Blick" ka bërë me dije se Sion ka pasur në plane trajnerin e Shqipërisë për të marrë drejtimin e klubit në kampionati­n helvet.

Oferta "speciale"

Pak ditë më parë, presidenti i Sionit u bë personazh. Jo vetëm në mediat helvete, por në shumë nga ato sportive në Europë. Ai mori drejtimin e skuadrës së tij dhe i pyetur nga mediat, dha një përgjigje që e bëri atë të komentohej shumë. "Do ta drejtoj unë ekipin. Licencë? Nëse duhet një e tillë, do të shkoj ta marr në Shqipëri", ishte deklarata e pak ditëve më parë e presidenti­t që fitoi vëmendjen e mediave të ndryshme. Megjithatë, fakti që e ka bërë atë interesant dhe "personazh", nuk ka mjaftuar që trajneri De Biazi të bindej nga interesimi i tij. Përgjigjja

Në shkrimin e zviceranes "Blick", italiani ka qenë në krye të listës së dëshirave për të marrë drejtimin e Sionit. "Është e vërtetë që kemi kontaktuar. Megjithatë, Sion nuk është skuadra për të cilën interesohe­m të drejtoj. Qëndroj në krye të Shqipërisë", ka qenë përgjigjja e De Biazit për prestigjio­zen helvete. Nuk është skuadra e parë që shpreh interes për shërbimet e trajnerit të Kombëtares, i cili përfitoi shumë nga puna e tij me Shqipërinë. Ai arriti të drejtojë kuqezinjtë drejt një mrekullie që më parë nuk përflitej si mundësi. Trajneri italian do të ketë një sfidë të veçantë këtë edicion kualifikue­s, pasi do të jetë në një grup me Italinë, Kombëtaren e tij të vendlindje­s si dhe skuadrën që u përfol shumë se mund ta kishte De Biazin si trajnerin post-Konte.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania