Panorama Sport (Albania)

Albian Ajeti, pranë kalimit te Real Madrid B

-

Albian Ajeti shumë shpejt pritet të bëhet lojtari më i ri i gjigantit europian, Real Madrid. Bëhet fjalë për t'u bërë pjesë e skuadrës B të madrilenëv­e. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili nga fillimi i vitit është pjesë e Augsburgut në Gjermani, këtë javë do të kompletojë kalimin te spanjollët. Burime të "Koha.net" kanë konfirmuar se zyrtarë të klubit të "galaktikëv­e" i kanë ofruar kontratë sulmuesit të ri, ndërsa një gjë të tillë ka bërë edhe klubi gjerman duke i ofruar pagë shumëfish më të majme se ajo që ka aktualisht vetëm që ta mbajë në ekip. "Zyrtarë të Real Madridit i kanë paraqitur kushtet e kontratës Augsburgut, të cilët më pas i kanë ofruar kontratë të re, shumë më të mirë, Ajetit. Por, ai është i interesuar që të nënshkruaj­ë me klubin spanjoll", ka thënë burimi i "Koha.net", i afërt me zhvillimet. Ajeti tani pritet që brenda pak ditësh të niset drejt Madridit për të finalizuar kalimin dhe për t'u bërë futbollist­i i ri i Real Madrid B. Ai është vëllai i mbrojtësit të Kombëtares, Arlindit, dhe pritet që t'i bashkohet atij në Kombëtaren e De Biazit.

 ??  ?? Duhet të ishte Komisioni i Apelit që të gjykonte kërkesën e Pogradecit, por e ka bërë sërish Disiplina. Ky komision është mbledhur dje në ambientet e FSHF-së për të diskutuar dhe marrë vendim në lidhje me një çështje për të cilën është shprehur më 5...
Duhet të ishte Komisioni i Apelit që të gjykonte kërkesën e Pogradecit, por e ka bërë sërish Disiplina. Ky komision është mbledhur dje në ambientet e FSHF-së për të diskutuar dhe marrë vendim në lidhje me një çështje për të cilën është shprehur më 5...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania