Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti në modë, Krotone i ofron një vend titullari

Atalanta s’e do, por mund të mbetet në Serinë A

-

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, duket se mund të ndryshojë skuadër në ditët e fundit të merkatos verore. Shkak për këtë është sigurisht hapësira e pakët që ai po gjen në radhët e Atalantës. Destinacio­ni i radhës për Gjimshitin pritet të jetë sërish Seria A, këtë radhë skuadra e sapongjitu­r në elitë, Krotone. Këta të fundit janë duke kërkuar përforcime në mbrojtje dhe së fundmi ka dalë ideja e afrimit të Gjimshitit në formën e huazimit, një lëvizje që do t'i shkonte për shtat edhe futbollist­it shqiptar duke qenë se do të kishte më shumë hapësira për të luajtur. Në ndeshjen hapëse të Serisë A, ku Atalanta luajti në shtëpi ndaj Lacios dhe humbi 3-4, Gjimshiti nuk u grumbullua fare nga trajneri Gasperini. Futbollist­i me origjinë nga Presheva, i rritur në Zvicër, u transferua në merkaton e janarit nga Zyrihu tek Atalanta me shpresën se do të arrinte të bëhej i rëndësishë­m në Serinë A, por gjysma e dytë e sezonit të shkuar e pa atë të aktivizohe­j për bergamezët vetëm në javët e fundit të kampionati­t. Ky fakt e la Gjimshitin jashtë "EURO 2016", pasi trajneri De Biazi nuk i besoi atij një vend në listën përfundimt­are me 23 lojtarë të Shqipërisë. Në kualifikue­set e Botërorit 2018, Gjimshiti mund të shndërrohe­t në futbollist titullar të Kombëtares, duke qenë se ish-kapiteni Cana e mbylli me kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania