Panorama Sport (Albania)

Të grumbullua­rit, De Biazi… gjithmonë i fundit

-

Këtë herë është Maroku. Skuadra me të cilën Shqipëria do të zhvillojë miqësore e ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicio­n, ndërsa trajneri i kuqezinjve pritet ta bëjë diçka të tillë vetëm dy ditë përpara zhvillimit të këtij takimi. Një avaz i vjetër që duket se do të vijojë edhe këtë edicion me trajnerin e kuqezinjve. Shqipëria do të nisë këtë edicion kualifikue­sesh më 5 shtator në ndeshjen kundër Maqedonisë. Më 31 gusht është programuar një miqësore kundër Marokut, ndërsa kuqezinjtë do të grumbulloh­en vetëm dy ditë përpara, më 29 gusht. Kjo, sipas programit të publikuar nga vetë FSHF-ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania