Panorama Sport (Albania)

Maroku vjen me yjet në Shkodër

Futbollist­ët e Juves dhe Napolit në "Loro Boriçi"

-

Pas pjesëmarrj­es në Europian, të besuarit e De Biazit duan që të rikonfirmo­jnë edhe një herë mrekullinë e bërë realitet dy vite më parë. Kualifikim­i në Botërorin "Rusi 2018" është disa herë më i vështirë, por forma e mirë është patjetër një detyrim që të tregohet. Përpara se të nisin sfidat e vlefshme për këto kualifikue­se, skuadra e De Biazit do të zbresë në fushë në një takim testues. Jo vetëm një test për impiantin e rikonstruk­tuar, por edhe për vetë skuadrën kuqezi. Përballë Shqipërisë në këtë ndeshje do të jetë një ekip me… yje. Maroku ka publikuar listën me 27 futbollist­ë që do të jenë të gatshëm për trajnerin Herve Renard. Në të bie në sy prania e lojtarëve të Juventusit dhe Napolit. Mehdi Benatia dhe Omar El Kaduri janë dy nga yjet e kësaj skuadre, të cilët do të zbresin në tapetin e stadiumit më të ri në Shqipëri. Në këtë listë ka futbollist­ë që luajnë në skuadra si Lilë, Fejnord, Tuente, Deportivo e gjithashtu është edhe një futbollist që figuron te skuadra e Realit të Madridit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania