Panorama Sport (Albania)

Uest Hemi nuk heq dorë nga Baka, Milani bën "mur"

-

Pas ndeshjes të së dielës, Adriano Galiani u tregoi një histori në formë anekdote gazetarëve, të cilët ishin prezentë në zonën miks të "San Siro"-s. Ai u tha se një ditë përpara, gjatë përgatitje­ve të fundit që po bënin lojtarët në "Milanello", Karlos Baka kishte parashikua­r se Uest Hemi do të trokiste për së dyti në dyert e Milanit për ta kërkuar. Në këtë mënyrë, administra­tori donte që t'u bënte të ditur të gjithëve se nuk do të pranonin më oferta për kolumbiani­n. Por parashikim­i i tij ndodhi me të vërtetë pasi dje Milani ka marrë një tjetër ofertë nga "çekanët". Sipas "Milan TV", "Djalli" ka refuzuar ofertën që i kanë bërë për Bakën. Milani po programon të ardhmen me kolumbiani­n, i cili shumë shpejt do t'i kërkojë rritje page kuqe zinjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania