Panorama Sport (Albania)

Çelsi rrit ofertën për Alesio Romanjolin

-

Lajmet që janë shkruar rreth ofertave të njëpasnjës­hme të Çelsit për Alesio Romanjolit tregojnë se Antonio Konte ka ndryshuar mendje. Ish-komisari teknik i Italisë, i cili nuk preferoi që ta merrte qendërmbro­jtësin e Milanit në Europian, duket se tani ka ndryshuar mendje dhe po bën çmos për ta marrë në Londër. Sipas mediave italiane, ekipi i Çelsit është "fiksuar" pas 21-vjeçarit dhe e do atë me çdo kusht në Londër. Por pengesë e madhe po bëhet Milani. Sipas mediave italiane, "Djalli" nuk do që të privohet prej shërbimeve të mbrojtësit dhe ka refuzuar dy oferta të bluve nga Londra. Thuhet se Milani ka refuzuar si 25 dhe 35 milionë euro, të cilat ia ka ofruar Çelsi. Mediat angleze bëjnë me dije se ditën e sotme drejtuesit e klubit anglez do të formulojnë një ofertë të tretë për Milanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania