Panorama Sport (Albania)

"Djalli" dërgon emisarët në Paris

-

Adriano Galiani ka pohuar se Milani është në kërkim të një zëvendësue­si për Rikardo Montolivon. Për të mbushur këtë boshllëk, drejtuesit e "Djallit" kuq e zi kanë menduar që t'i kërkojnë PSG-së Stambulinë. Dy ditë më parë, "Milan TV" bëri me dije se mesfushori francez ishte shumë pranë Shalkes, pasi klubi gjerman ndryshe nga Milani paraqitej me para në dorë. Edhe pse situata ekonomike nuk është pozitive, duket se drejtuesit e Milanit nuk janë dorëzuar. Sipas "L'Equipe", ata kanë qenë dje në Paris për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Milani mendon se po të pranojë që t'i paguajë të gjithë rrogën lojtarit, mund ta huazojë atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania