Panorama Sport (Albania)

Milani takon San Paolon për mbrojtësin

-

Milani është në kërkim të një partneri të fortë për Romanjolin. Nevoja për të përforcuar qendrën e mbrojtjes ka shtyrë drejtuesit e Milanit që t'i kërkojnë një takim San Paolos për të marrë informacio­ne rreth Rodrigo Kaios. Qendërmbro­jtësi brazilian shikohet si një përforcim i mirë për milanezët. Sipas mediave italiane, brenda javës që vjen drejtuesit e dy skuadrave do të ulen në një tryezë për të diskutuar rreth të ardhmes së talentit. Ky i fundit kërkohet nga gjysma e Europës dhe për këtë motiv "Djalli" kërkon që ta sigurojë që tani. Milani do t'i ofrojë një kontratë 5- vjeçare Kaios, i cili mund transferoh­et në Milano në dhjetor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania