Panorama Sport (Albania)

Neves dhe Sisoko, zgjerohet lista e dëshirave

-

Juventusi po kërkon dëshpërimi­sht të paktën një tjetër mesfushor (kërkesa e Alegrit është dy) potent dhe me eksperienc­ë për t'i shtuar repartit, në të cilin Pol Pogba la një hapësirë jo të vogël. Por ndërsa bisedimet me të "preferuari­n" Blais Matuidi vazhdojnë të ngecin, ndonëse çdo ditë që kalon optimizmi shtohet, lista e drejtorit Xhuzepe Marota pasurohet me emra të rinj. Pas Matuidit, Luiz Gustavos, Huan Kuadrados dhe Iskos, konfirmohe­n se dy emrat e rinj me të cilët do të tentohet të arrihet një akord janë Ruben Neves i Portos dhe Musa Sisoko i Njukasëlli­t. Neves është një lojtar 19vjeçar me një të ardhme të madhe përpara, por klubi portugez di t'i mbrojë yjet e tij me klauzola të çmendura mbi 50 milionë euro, ndaj këtu situata duket mjaft e vështirë. Aspak e lehtë nuk është as ajo që të çon te Sisoko, sepse përveç 30-35 milionë eurove minimalish­t që kërkon Njukasëlli (edhe pse në kategorinë e dytë angleze), në garë për francezin është Reali i Madridit dhe lojtari duket se i është premtuar Zidanit. Ndërkohë nga Spanja e përditshmj­a "As" këmbëngul se mbetet e gjallë pista që të dërgon tek Isko, i cili duket se ka dalë totalisht jashtë planeve të ekipit, pas shpërthimi­t të talentit Asensio. Por se cilët janë emrat që po vlerëson gjithë këto ditë klubi i Juventusit, tregohen në tabelën më poshtë:

Blais Matuidi (PSG)

Luiz Adriano (Volfsburg) Huan Kuadrado (Çelsi) Tiemue Bakajoko (Monako) Isko (Real Madrid)

Musa Sisoko (Njukasëll) Ruben Neves (Porto) Aksel Vitsel (Zenit)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania