Panorama Sport (Albania)

Tërbohet Napoli, Rog, Mangala, Zaza e Kaliniç

-

Starti fals kundër Peskarës në kampionat ka bërë që presidenti Aurelio De Laurentis të hapë portofolin dhe të shpejtojë disa blerje të planifikua­ra kohë më parë. Goditja e parë është Marko Rog, talenti i radhës i nxjerrë nga kroatët e Dinamos së Zagrebit, me të cilët është gjetur akordi mbi bazën e 13.5 milionë eurove. Mesfushori 21-vjeçar do të zbarkojë të enjten për të firmosur. Shumë pranë duket edhe mbrojtësi Eliakuim Mangala nga Mançester Siti. Për francezin, që ka pasur një sherr me Guardiolën, marrëveshj­a është gjetur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje. Por goditjet më të mëdha pritet të jenë në sulm. Gabiadini dhe Milik u pa ndaj Peskarës se nuk mjaftojnë në zonën e rreptësisë, prandaj Napoli po përgatit një superofert­ë për Nikola Kaliniç dhe Simone Zazan. Për të parin do të nevojitet një sakrificë e madhe, sepse Fiorentina vështirë se do ta lëshojë. Ndërsa për të dytin, gjërat duken më të lehta, sepse Zaza do të lërë Juven dhe ndërkohë kërkon të qëndrojë në Serinë A, ndonëse nga Anglia, Sauthempto­ni dhe Uest Hemi, por ndoshta edhe Totenhemi janë gati t'i ofrojnë deri në 4.5 milionë euro neto në sezon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania