Panorama Sport (Albania)

Man.Junajtid i bën çmimin Shvajnshta­igerit, 4 mln €

-

Bastian Shvajnshta­iger dhe Mançester Junajtid vështirë se do të vazhdojnë bashkëjete­sën e tyre në "Old Trafford". Në këtë javë të fundit merkatoje që ka mbetur, mesfushori gjerman duhet të gjejë një akomodim të ri, përndryshe e presin minimalish­t 4 muaj të trishtë në pankinë (të paktën deri në janar kur rihapet merkatoja) përkrah Zhoze Murinjos. Ky i fundit nuk beson më te 32-vjeçari, por në të njëjtën kohë kërkon t'u bëjë një nder drejtuesve të klubit të tij, duke u kursyer "djajve të kuq" një pagë monstruoze prej 14 milionë eurosh në sezon. Prandaj, nga dje Mançester Junajtid ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Shvajnshta­igerin, për të cilin ka kërkuar 2.5 milionë paund për kartonin (4 milionë euro). Në të tilla shifra, të gjitha klubet që janë të interesuar­a për lojtarin, duke futur këtu edhe Juventusin janë të lira që të kontaktojn­ë me vetë Shvajnin dhe të tentojnë gjetjen e një akordi, brenda datës 1 shtator.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania