Panorama Sport (Albania)

Italia, Ventura "kopjon" Konten

-

Xhampiero Ventura është gati që të nisë aventurën e tij në krye të Kombëtares së Italisë. Trajneri i ri do të debutojë në Bari, më datë 1 shtator kundër Francës: "Do ta nis punën time aty ku e la Konte. Antonio më ka lënë një grup të madh në dispozicio­n, tani më takon mua që të mësoj të përgatis një ndeshje brenda 3 ditësh. Objektivat? Brenda dyvjeçarit do të ndërtoj një bosht që të ketë lojtarë të rinj 21-23 vjeç. Debutimi në Bari? Me Francën pres 60 mijë tifozë në stadium".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania