Panorama Sport (Albania)

Roma katastrofë, Hasi bën historinë

Trajneri shqiptar i Legias rikthen polakët në grupe pas 21 vitesh, eliminohet edhe Pato

- PËRGATITI: JETON STAMOLLA

Ajo që për Romën du hej të ishte një mbrëmje magjike, një natë e madhe feste, në fund rezultaton një katastrofë e vërtetë. Ai që e dënon është një prej legjendave të këtij grupi, Daniele De Rosi, që me një ndërhyrje makabër në fundin e pjesës së parë (imitohet nga Emerson në fillim të së dytës) meriton kartonin e kuq dhe lë italianët në inferiorit­et numerik, atëherë kur skuadra kishte më shumë nevojë për të, pasi po humbiste 1-0. Në fund, në "Olimpiko" përfundon 3-0 për portigezët e Portos, të cilët vuajtën shumë pak, pasi në fillimin e fraksionit të dytës të lojës, i riu Emerson shkakton gjithashtu një faull të rëndë dhe verdhekuqt­ë e mbyllën takimin me 9 lojtarë. Pamja më e trishtë ishte kapiteni Françesko Toti, i cili edhe pse qëndroi në nxehje për më shumë se 45 minuta, iu desh të duronte këtë disfatë nga jashtë. Ndoshta për të do të vijë ora në Ligën e Europës, sepse Roma kualifikoh­et direkt në grupe e turneut të dytë të kontinenti­t, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. Për Porton, autorët e golave ishin Felipe në pjesën e parë dhe Lajun e Korona në të dytën.

Hasi në histori - Një natë që do të mbahet mend gjatë për Besnik Hasin. Aventura në Poloni e trajnerit shqiptar në stolin e Legias së Varshavës nis në mënyrën më të bukur të

mundshme, sepse pas fitores 20 në Irlandë ndaj Dundalkut, dje mjaftoi barazimi 1-1 në shtëpi për të kualifikua­r Legian në fazën e grupeve të Champions-it, pas 21 vitesh. Ky është një sukses shumë i madh për ish-mesfushori­n e Kombëtares shqiptare, pas rezultatev­e dhe

arritjeve pozitiv në Belgjikë, në krye të Anderlehti­t.

Eliminohet Pato - Në ndeshjet e tjera, Vijareali i Aleksandre Patos, i cili kishte komplikuar gjithçka në Spanjë, duke u mundur 2-1 në sfidën e parë, edhe dje në Francë nuk mund të bëjë asgjë për të tentuar

përmbysjen, përkundraz­i u dënua edhe njëherë tjetër në minutën e 90-të, nga një penallti e Fabinjos. Skocezët e Sëlltikut, që kishin fituar bindshëm në shtëpi (5-2), dje rrezikuan jo pak në Izrael, pasi Hapoel Ber Sheva me Sahar dhe Hoban i shkoi fare pranë

kualifikim­in, por në fund, rezultati 2-0 nuk mjaftoi që të avanconin kundrejt britanikëv­e. Ndeshja tjetër ishte ajo mes Viktoria Plzenit dhe Ludogorets­it, e mbyllur 2-2, por bullgarët falë suksesit 2-0 në shtëpi ia dolën të kalojnë pa probleme më tej ndaj çekëve.

 ??  ?? Ndërhyrja makabër e De Rosit ndaj Pereiras, që i kushtoi të kuqin
Ndërhyrja makabër e De Rosit ndaj Pereiras, që i kushtoi të kuqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania