Panorama Sport (Albania)

Tragjedi në Poloni, huliganët vrasin me thikë futbollist­in

-

Një tragjedi në futbollin polak. Futbollist­i 19-vjeçar, Dominik Kozovski, është vrarë dy net më parë pranë stacionit të trenit në qytetin e Katovicës. Ai është sulmuar nga disa huliganë, të cilët mendohet se kanë qenë mbështetës të një skuadre rivale. Raportohet se Kozovski ishte duke u kthyer në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një klub nate mes miqsh, kur papritur është rrethuar nga disa persona, të cilët e kanë sulmuar atë duke e goditur disa herë me thikë. Për futbollist­in polak, udhëtimi dhe ndihma e marrë në spital ka qenë fatkeqësis­ht e kotë, pasi ai nuk mundi t'u rezistonte plagëve të marra në trup. Policia vendëse deri tani ka arrestuar tre persona pas hetimit të ngjarjes, ndonëse kërkimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi vazhdojnë. Lajmin për vdekjen e talentit të ri e ka dhënë vetë klubi i tij, Katovica, i cili në një njoftim zyrtar për shtyp shkruante: "Kozovski u trajnua me ekipet e moshave të Katovicës për shumë vjet me radhë. Ai iu bashkua klubit në moshën 9-vjeçare dhe e kaloi gjithë karrierën e tij duke u ngritur dhe rritur shpesh me të gjitha skuadrat e moshave. Në fushë u tregua gjithnjë i fortë dhe i vendosur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania