Panorama Sport (Albania)

Festoi golin, drejtuesi i Vojvodinës godet lojtaren

-

Dhuna në futbollin serb nuk mungon kurrë, por me sa duket ajo është në rend të ditës edhe në kampionati­n për femra. Në ndeshjen mes ekipeve të Vojvodinës dhe Crvena Zvezdës, e mbyllur me rezultatin 1-3, një episod i shëmtuar ka shënuar fundin e takimit. Dragan Capalje, drejtues i lartë i klubit të Vojvodinës, është arrestuar, pasi ka goditur me shpullë Nevena Miladinovi­çin, 18-vjeçaren e Crvena Zvezdës. Capalje është justifikua­r se festimi i lojtares ka qenë i ekzagjerua­r dhe kjo ka mjaftuar për ta nxjerrë jashtë kontrolli, duke reaguar dhunshëm. "Na provokuan gjatë gjithë takimit, por në fund gjithçka u zgjidh", nënvizoi ai për gazetën "Kurir". Pas ngjarjes, klubi i Crvena Zvezdës ka postuar një foto të vajzës së dhunuar dhe ka postuar: "Drejtuesit e Vojvodinës dhe lojtaret e këtij klubi, me lot në sy, na përgëzuan për fitoren e merituar. Në të njëjtën kohë, klubi i ka kërkuar falje publike lojtares sonë dhe të kombëtares së femrave, Nevena Miladinovi­çit, familjarëv­e të saj dhe Crvena Zvezdës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania