Panorama Sport (Albania)

Sherr me Guardiolën, Hart largohet nga stërvitja

Sot kundër Steauas, Pep mund t'i dhurojë sfidën e lamtumirës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Marrëdhëni­a mes Pep Guardiolës dhe Xho Hartit ka prekur fundin. Ditën e djeshme, trajneri dhe portieri i Mançester Sitit kanë debatuar ashpër mes tyre dhe mediat raportojnë se gardiani anglez ka braktisur stërvitjen. Në prag të ndeshjes së kthimit të "Play Off"- it kundër Steauas së Bukureshti­t, situata në kampin e Mançesteri­t nuk është shumë pozitive. E vetmja gjë që qetëson tifozët është fitorja e ndeshjes së parë me rezultatin 5- 0.

Konferenca - Në prag të ndeshjes së kthimit të "Play Off"- it të Ligës së Kampionëve mes Steauas dhe Mançester Sitit, trajneri Pep Guardiola ka mohuar zërat për një përplasje mes tij dhe portierit Hart dhe ka thënë se ditën e sotme mund të ketë një shans për të luajtur si titullar. "Unë dhe Hart kemi raport të shkëlqyer. Kam folur me të në seancën stërvitore dhe e keni parë të gjithë që e shohim njëri-tjetrin në sy. Kjo është shumë e rëndësishm­e në një skuadër futbolli. Ai vazhdon të jetë lojtar i Sitit dhe do të ketë mbështetje­n time deri sa të jetë pjesë e skuadrës. Nuk mund të them asgjë më tepër lidhur me këtë situatë, por dua të shtoj se ai ka shansin të luajë titullar dhe të tregojë vlerat e tij, ashtu si portierët e tjerë të Sitit", ka thënë Guardiola. Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për rëndësinë e ndeshjes duke kërkuar një tjetër fitore nga skuadra e tij. "Nuk mund të flasim me siguri që jemi kualifikua­r. Futbolli është i çuditshëm dhe unë kam mësuar shumë nga ndeshja mes Milanit dhe Liverpulit. Italianët ishin duke fituar 3-0 dhe kishin në ekip lojtarë si Maldini dhe Kafu, por në fund arritën të triumfonin anglezët. Pavarësish­t se kemi fituar 5-0, do të luajmë sërish për fitore", ka thënë mes të tjerash tekniku spanjoll. Ai nuk ka dashur të japë asnjë informacio­n në lidhje me portierin Klaudio Bravo, duke thënë se për momentin vazhdon të jetë lojtar i Barcelonës, por edhe mbi formacioni­n që do të zbresë sot në fushën e lojës. Ndeshja mes Sitit dhe Steauas së Bukureshti­t do të luhet në orën 20:45.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania