Panorama Sport (Albania)

Kthehet Gyndogan dhe Kompani, Nasri drejt Turqisë

-

Nuk ka vetëm lajme të këqija dhe skarcime nga Mançester Siti. Trajneri Guardiola dhe tifozët mund të buzëqeshin sepse shumë shpejt në fushën e lojës do të shohin kapitenin e tyre, Kompani, dhe mesfushori­n Gyndogan, i cili u transferua gjatë kësaj merkatoje. Mediat raportojnë se të dy kanë filluar stërvitjen dhe ky është një lajm shumë i mirë. Gyndogan shihet si një nga transferim­et e bujshme të merkatos angleze dhe Guardiola beson aq shumë te mesfushori turko-gjerman, sa vendosi ta transferon­te edhe të dëmtuar. Edhe Leroi Sane ka kryer përgatitje­t me pjesën tjetër të skuadrës, por nuk dihet kur do të rikthehet për të bërë debutimin me skuadrën e tij të re. Ndërkohë që këto rikthime shtyjnë drejt largimit nga Siti mbrojtësin Mangala. Ky i fundit nuk ka më hapësira në skuadrën e Guardiolës dhe bashkë me portierin Hart dhe mesfushori­n Nasri pritet të japë lamtumirën. Për Mangalanë ka shfaqur interes Napoli, ndërsa për mesfushori­n francez është futur në garë edhe Beshiktash­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania