Panorama Sport (Albania)

Liverpuli me 5 yje, fiton edhe Çelsi

-

Liverpuli dhe Çelsi kanë prerë biletën për në raundin e ardhshëm të Kupës së Ligës. Ditën e djeshme dy ekipet e mëdha angleze kanë fituar përkatësis­ht ndaj Burtonit dhe Bristolit. Skuadra e Jurgen Klop ka mposhtur skuadrën e Burtonit në transfertë me rezultatin 05 sepse tekniku gjerman nuk ishte menduar dy herë dhe kishte zbritur në fushën e lojës futbollist­ët më të mirë që ka në dispozicio­n. Golat u shënuan nga Orixhi, Firminjo, dopietë e Starixh dhe autogol i Tejlor. Edhe Çelsi arriti të kualifikoh­ej ndaj Bristolit pasi fitoi me rezultatin 3-2. Blutë e menduan ndeshjen më të lehtë, por në pjesën e dytë kundërshta­rët e shtuan presionin. Golat për ekipin londinez i shënuan Batshuai dhe Moses.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania