Panorama Sport (Albania)

Allërdajs: Terri, për kombëtare

-

Një ditë pasi shprehu besimin dhe mbështetje­n ndaj portierit Xho Hart, trajneri i kombëtares së Anglisë, Sem Allërdajs, ka thënë se edhe Xhon Terri mund të rikthehet të luajë për "tre luanët". I emëruar pak muaj më parë në krye të stolit të Anglisë, ish-trajneri i Sandërlend­it thotë me qetësi që veterani mund t'i bëjë akoma punë skuadrës dhe tifozët nuk duhet të habiten nëse e shohin të grumbulloh­et. "Terri është një lojtar i madh dhe një mbrojtës fantastik. Kombëtarja? Sigurisht që ka shanse dhe mund të grumbulloh­et në të ardhmen. Për aq kohë sa ai është në aktivitet dhe luan në nivele të larta me Çelsin, e ka mundësinë të jetë pjesë e Anglisë. Të gjithë futbollist­ët mund të grumbulloh­en", ka thënë trajneri Allërdajs.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania