Panorama Sport (Albania)

Myler: Bëhesh monoton kur fiton gjithçka

"Golin në Superkupë do më pëlqente t'ia shënoja Francës"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Tomas Myler ndihet i motivuar për sezo nin e ri, i cili starton të premten. Gjatë një interviste për "Kicker", sulmuesi i Bajernit flet për Europianin, rëndësinë e golave si ndjesinë kur një ekip fiton gjithmonë.

Myler, e keni harruar dështimin në Europian?

Nuk mund ta quajmë dështim, pasi shkuam në gjysmëfina­le dhe me pak fat mund të ishim në finale. Ky Europian u harrua shpejt, pasi sporti në tërësi është i larmishëm. Është e thjesht për një lojtar, lumturia e të cilit në jetë nuk varet nga sukseset apo dështimet e sportit.

Dështim nga fakti që ju nuk shënuat dot asnjë gol?

Pak rëndësi ka se cili shënon. Themelore është që ekipi fiton. Natyrisht doja të shënoja, por fati nuk ishte me mua. Unë përpiqem gjithnjë të ndihmoj ekipin, ashtu siç e kam treguar si me Bajernin, gjatë eliminator­eve apo në Botërorin 2014. Të jem i sinqertë, golat më japin fuqi dhe qetësi para pyetjeve tuaja. Më shtojnë humorin (qesh).

Pas 10 ndeshjeve zyrtare, që nga 30 prilli kundër Gladbahut, më në fund gjetët rrugën e rrjetës ndaj Dortmundit në Superkupë. Si u ndiet?

Goli ishte i bukur. Të shijon më shumë kur i shënon Dortmundit. Unë përpiqem të jem prezent në të tilla aksione

nga goditjet standarde. Do të kisha dëshirë që këtë gol ta kisha shënuar në gjysmëfina­len e Europianit. Për fat të keq nuk parashikon dot, si dhe kur mund të gjesh rrugën e rrjetës.

Si ndihet Myleri pas një humbjeje?

Edhe humbjet shërbejnë për të reflektuar. Të ndihmojnë të ngresh kokën lart dhe i merr si motivim për të ardhmen. Në karrierë kam përjetuar disfata të ndryshme dhe secila ka pasur ndjesinë e vet sipas situatës dhe vlerës së ndeshjes.

Pas fitores së tripletës në 2013- ën, qëllimi i Bajernit ka qenë i përvitshëm që të fitoni gjithçka. Ju duket i mërzitshëm fakti që një ekip fiton gjithçka?

Në futboll luhet për trofe dhe Bajerni është konsolidua­r në garën për tituj si në Gjermani dhe garën ndërkombët­are. Shumë lojtarë zgjedhin Bajernin për të fituar tituj. Por, kur ti i fiton gjithmonë të gjitha, vërtet mund të duket edhe e mërzitshme.

Jeni të lumtur që sezoni i ri starton të premten me ndeshjen ndaj Verderit?

Ndihem në superformë dhe i motivuar vërtet. Çdo sezon i ri do të ketë risitë dhe kuriozitet­et e veta. Bajerni do startojë me impulse të reja dhe secili prej nesh është i motivuar për t'i dhënë suksesin e merituar klubit. Të jesh lojtar i Bajernit ke maninë vetëm të fitosh dhe kjo më pëlqen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania