Panorama Sport (Albania)

Kina sulm botës, ja pse nuk sundon dot në Gjermani

-

Kina po përpiqet të shtrijë tentakulat si në futboll dhe Europë. Sipërmarrj­e, blerje aksionesh në klube europiane, transferim­e të çmendura me megapaga, një vizion i çmendur i presidentë­ve. Gazeta gjermane "Focus" u jep përgjigje disa pyetjeve në lidhje me ëndrrën kineze. Kinezët blenë WBA-në, Aston Vilën, kanë 13% të aksioneve të Mançester Sitit. Ata zbarkuan edhe në Itali duke blerë dy klubet e mëdha si Interin dhe Milanin. Në Spanjë kanë 20% të Atletiko Madridit dhe 25% të Espanjolit dhe në Franca zotërojnë 20% të Lionit. Kinezët po forcojnë kampionate­t e tyre duke shpenzuar çmendurira për lojtarët nga Europa. Së fundmi, aziatikët transferua­n Graciano Pelenë, Renato Auguston, Hulk dhe shumë të tjerë. Në merkaton e dimrit vetëm Liga e dytë shpenzoi më shumë sesa Bundesliga. Lind pyetja: Pse po e bëjnë këtë kinezët? Ky ka qenë një nga planet e presidenti­t Xi Jinping që nga viti 2015, i cili shprehu tri dëshira për futbollin: Kina duhet të kualifikoh­et për një Botëror; Kina duhet të organizojë një Botëror dhe Kina duhet të fitojë një Botëror. Kina dëshiron të pushtojë edhe Gjermaninë, por rregulli 50+ 1 i dispozitav­e të statutit të Ligës gjermane nuk e lejon që një investitor të marrë shumicën e aksioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania