Panorama Sport (Albania)

"Humels është më i mirë se Boateng, Gëce dhe Rojs..."

-

Bosi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, bën një krahasim mes qendërmbro­jtësve të Bajernit dhe del në përfundim se Mats Humels është më mirë se Zherom Boateng. Gjithashtu, ai komenton edhe konceptet e gabuara të Gëces kur ishte në Mynih. "Mats Humels është për mua mbrojtësi më i mirë i Gjermanisë, sepse është më i kompletuar. E shoh përpara Zherom Boatengut, por është një garë e hapur mes tyre", nënvizoi Vacke gjatë një interviste për "Sport1" duke shtuar më tej për Bajernin: "Bavarezët janë në një nivel me Realin. Ne nuk kemi potenciali­n e duhur për të sulmuar Bajernin në momentet më të mira të tyre. Po, Dortmundi do jetë prezent në momentin kur Bajerni të kalojë një periudhë të vështirë". Kreu i financave të Borusias flet për Gëcen dhe rikthimin e Rojsit, "Nuk besoj që Gëce është keqtrajtua­r në Mynih. Ndoshta ka pasur përplasje, sepse ai shihej si lojtari i preferuar i Guardiolës, por në fakt nuk ishte. Gëce ndoshta e nënvlerëso­i Bajernin, pasi në një ekip si ata duhet ta tregosh. Rojs? Mendoj se do rikthehet në javën e tretë", përfundoi Vacke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania