Panorama Sport (Albania)

Bejl, te Reali edhe për 5 vite

27-vjeçari do përfitojë rritje page, në shtator do firmosë edhe Kristiano Ronaldo

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Garet Bejl është pjesë e boshtit kryesor të Realit të Madridit. Më 1 shtator 2013 ylli uellsian zbarkoi në "Bernabeu". Ai nënshkroi një kontratë deri në vitin 2019, por erdhi momenti që 27-vjeçari të vlerësohet më shumë. Sipas informacio­neve të gazetës spanjolle "Marca", kreu i kampionëve të Europës ka plane afatgjata me sulmuesin britanik. Shkëlqimi i tij me Uellsin në Europian dhe golat e shumtë me madrilenët bënë që Perez të reflektont­e dhe t'i paraqesë atij një kontratë të re. Ylli uellsian do rinovojë kontratën edhe për dy vite të tjera, pra deri në 2021-in. Sipas "Marca"-s, të dyja palët kanë rënë dakord dhe nënshkrimi pritet të vijë në muajin shtator.

Rinovim dhe rritje page

Nga rinovimi i kontratës, Garet Bejl do përfitojë edhe rritje page. Kontrata e re do ta rendisë atë në lojtarin e dytë më të paguar te Reali pas Kristiano Ronaldos. Aktualisht, ai përfiton 10 milionë euro neto në sezon, aq sa kapiteni Serxhio Ramos. Rinovon dhe Ronaldo

Veç Garet Bejlit, në muajin shtator pritet të rinovojë kontratën edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo. Kampioni i Europës me Realin dhe Portugalin­ë e ka pranuar ofertën

MERKATO

e presidenti­t Perez. 31vjeçari portugez do rinovojë deri në vitin 2021, ashtu si uellsiani. "Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Reali", tha presidenti Perez duke paracaktua­r të ardhmen e CR7- ës. Sipas mediave, Ronaldo do përfitojë 20 milionë

euro në sezon. Kujtojmë që portugezi vazhdon të jetë me pushime pas përfundimi­t të Europianit. Në finale ai pësoi një dëmtim serioz në gju dhe stafi mjekësor nuk ia ka dhënë ende dritën jeshile për të qenë pjesë e fushave të blerta.

MBROJTËSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania