Panorama Sport (Albania)

Sirigu te Sevija, Atletiko do Xhalhanogl­un

-

Gardiani italian Salvatore Sirigu është transferua­r zyrtarisht te klubi spanjoll i Sevijës. 29-vjeçari nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Unai Emeri, i cili ia besoi portën gjermanit Kevin Trap. Për kartonin e tij ishin të interesuar­a disa klube si Leiçester, Fiorentina, Suonsi, por PSG-ja ka pranuar ta huazojë për një vit te Sevija, ish-skuadra e trajnerit Emeri. Ndërsa Atletiko Madridi ka hedhur grepat për mesfushori­n e Leverkusen­it, Hakan Xhalhanogl­u. Agjenti i mesfushori­t turk ka konfirmuar interesimi­n e spanjollëv­e, por ua ka mbyllur derën. Simeone ofroi 20 milionë euro për kartonin e 22vjeçarit, por menaxheri Bektash Demirtas e refuzoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania