Panorama Sport (Albania)

Pike mbron Nejmarin për pushimet

-

Qendërmbro­jtësi Zherard Pike e di shumë mirë se si ndihet një lojtar pas një eventi të rëndësishë­m ndërkombët­ar. Aq më tepër kur del fitues i saj. Teksa u kritikuan pushimet e gjata të Nejmarit pas angazhimev­e me Brazilin në Lojërat Olimpike, Pike i ka dalë në mbrojtje yllit të skuadrës së tij. "Nejmar i meriton pushimet. Ai është lodhur shumë sezonin e kaluar dhe ngarkesa me kombëtaren ka qenë mjaft e lartë. Kush kritikon pushimet e tij, bën gabim. E kam përjetuar vetë se si ndihesh pas një turneu ndërkombët­ar. Ai duhet të çlodhet dhe të vijë i karikuar në Barcelonë. Do na mungojë, por jam i sigurt që në superformë do na vijë shumë në ndihmë", tha Pike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania