Panorama Sport (Albania)

Roxher Federer i rikthehet stërvitjes

-

Roxher Federer pritet të rikthehet para 2017-ës. Tenisti zviceran, i cili më 26 korrik shpalli vendimin e tërheqjes surprizë nga Lojërat Olimpike të Rios, u është rikthyer stërvitjev­e. Kohët e fundit, Federer ka pasur një seri dëmtimesh fizike si në shpinë dhe pastaj në gju. Megjithatë, ai ka konfirmuar se rikuperimi ka qenë me të vërtetë i kënaqshëm. Ndoshta nuk përjashtoh­et edhe një rikthim i mundshëm i tij në turneun e Bazelit në fund të muajit tetor. Federer luajti ndeshjen e tij të fundit në muajin korrik në "Wimbledon", ku u eliminua në gjysmëfina­le nga Milos Raoniç. Në muajin shkurt, ai do t'i nënshtrohe­j një ndërhyrje kirurgjika­le në menisk. Këto dëmtime e privuan Federerin nga turneu olimpik ku ëndërronte të fitonte medaljen e artë olimpike në ndeshjet teke pas asaj të fituar në dyshe në 2008-ën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania