Panorama Sport (Albania)

Sing në karantinë, infektohet nga gripi i derrit në Rio

-

Atletja indiane Suda Sing, e cila i ishte nënshtruar trajtimit në një spital privat në Bengaluru për një infeksion të dyshuar nga virusi Zika, në fakt është infektuar nga gripi i derrit. Sipas stafit mjekësor vendës, ajo do të diagnostik­ohet të paktën për dy muaj. "Suda Sing vuan nga H1N1, i njohur si virusi i gripit të derrit", deklaroi Dr.Sarala i Autoriteti­t të Sporteve të Indisë për PTI-in. Suda kishte marrë pjesë në garën e 3000 m/p në Olimpiadën e Rios. "Atletes do t'i duhet të paktën deri në 3 javë të qëndrojë e shtruar në spital, gjithmonë në varësi të gjendjes së saj shëndetëso­re", tha ajo. Suda u rikthye në vendlindje nga Rio me ethe dhe dhimbje të trupit dhe u shtrua direkt në spitalin Fortis pasi dyshohej për virusin Zika. Të gjitha shpenzimet mjekësore do të mbulohen nga autoritete­t shtetërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania