Panorama Sport (Albania)

Vllaznia fiton miqësoren e tretë, Çinari “show”

Dy lojtarët e huaj nuk bindin, sulmi mbetet i paplotësua­r

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore në për balljet miqësore të zhvilluara në Berane, ku po kryen edhe fazën përgatitor­e verore. Dje kuqeblutë kanë mundur ekipin vendës të Fk Berane me rezultatin 3-0, gola të cilët u shënuan në pjesën e dytë të miqësores nga lojtarë shkodranë që u aktivizuan në pjesën e dytë. Tafili nga pika e bardhë e penalltisë, si dhe dy herë Çinari. Kundërshta­ri nuk është i një niveli të lartë, pasi Berane militon në Ligën e Dytë të Malit të Zi. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me shifrat 0-0. Në 45 minutat e para të takimit, trajneri Armando Cungu aktivizoi në vijën sulmuese dy lojtarë të huaj të ardhur së fundmi për provë, slloveni Kastrevec dhe maqedonasi Denkovski. Stafi teknik u dha mundësi që të tregonin veten në

këtë miqësore, por paraqitja e tyre ka qenë zhgënjyese. Ndërsa përkrah tyre janë aktivizuar: Në portë Selimaj; Në mbrojtje Gurishta nga e djathta, Cicmil e Bicaj në qendër dhe Marku nga e majta; Në mesfushë u rreshtuan Krymi dhe Bardulla në qendër, ndërsa Shtubina dhe Hoxha në krahë. Në pjesën e dytë, trajneri Cungu ka hedhur në fushën e lojës të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicio­n. Në këtë pjesë ekipi shkodran ka arritur të shënojë fillimisht me penallti me anë të Tafilit në minutën e 52-të. Ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmën e mesfushori­t me tipare sulmuese, Erald Çinari. Ai hyri në fushë në minutën e 60-të, kur zëvendësoi kapitenin Shtubina. Çinari ka arritur të shënojë një dygolësh, pikërisht në prezencën e tij të parë në takimet miqësore. Shkodrani i ri ka qenë i dëmtuar dhe për një kohë të gjatë ka qenë në fazë riaftësimi. 19-vjeçari duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe që në ndeshjen e parë ka treguar vlerat e tij. Në sezonin e shkuar, Çinari ka qenë një nga golashënue­sit më të mirë të Vllaznisë, pavarësish­t se nuk është aktivizuar rregullish­t si titullar.

Dy lojtarët nuk kalojnë provën

Në miqësoren e djeshme janë aktivizuar edhe dy sulmuesit e ardhur për provë, slloveni Ziga Kastrevec, si dhe maqedonasi Kristjan Denkovski. Ata janë aktivizuar gjatë pjesës së parë të takimit, por paraqitja e tyre ka qenë zhgënjyese. Pavarësish­t se nga stafi nuk ka një vendim zyrtar, nga burime pranë klubit bëhet me dije se prova e dy sulmuesve të huaj ka marrë fund dje dhe ata do të lihen të lirë që të largohen. Me sa duket, ankthi për gjetjen e një sulmuesi do vazhdojë të jetë i pranishëm te Vllaznia deri ditën e fundit të merkatos. Drejtuesit e klubit po bëjnë të pamundurën që në ditët e mbetura të merkatos të gjejnë alternativ­at e duhura për repartin ofensiv, që kryesisht priten nga jashtë vendit. Mbase rasti i djeshëm me Çinarin mund të bëjë që drejtuesit të besojnë më shumë te të rinjtë shkodranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania